LAJMI I FUNDIT: Takim i papritur Kurti-Mustafa

Një takim  i ri ndërmjet liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike po ndodh aktualisht në Kuvendin e Kosovës.

Sot kryetari i Vetëvendosjes, prapë u deklarua optimist se do të arrihet një marrëveshje koalicioni me LDK-në.

Kujtojmë se është posti i presidentit të Kosovës ai që po mbanë këto dy parti të betonuara.

Gjithashtu, vlen të theksohet se pas ngërçit në negociatat VV-LDK, diplomatët ndërkombëtarë kanë kërkuar të respektohet rendi i gjërave pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Më të drejtpërdrejtë kanë qenë dy deputetët e Bundestagut gjerman, Peter Beyer dhe Christian Schmidt, të cilët kanë thënë se primare është themelimi i Qeverisë, raporton Koha.net.

Deputetët gjermanë, Peter Beyer (CDU) dhe Christian Schmidt (CSU), dje kanë takuar Isa Mustafën, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Schmidt ka qenë më i drejtpërdrejtë kur është pyetur nëse presidenti paraqet problem në arritjen e koalicionit.

“Tani nuk është koha të merret vendimi për zgjedhjen e presidentit, por të krijohet Qeveria”, ka thënë Schmidt, derisa Beyer ia ka konfirmuar duke shtuar: “saktësisht”.

Ballkani.info së shpejti sjellë informacione më të detajuara…