Lajmi i fundit: Sot nis falja e namazit nëpër xhamitë e Kosovës

Xhamitë e Kosovës hape sot. Këtë vendim e ka marrë myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

“Hapen xhamitë. Në bazë të rekomandimit të Myftiut Tërnava, njoftojmë besimtarët, se nga sot do të filloj falja e namazeve ditore në xhami (përfshirë edhe namazin e xhumasë), gjithnjë në përputhje me vendimin e BIK-ut për respektim të masave preventive ndaj Covid 19. #xhamiapavarësia 🌹”, ka shkruar kjo xhami.

Xhamitë u mbyllen Natën e Kurban Bajramit, ndërsa myftiu Tërnava kishte thënë se pezullimi i riteve fetare do të zgjatë deri më 10 gusht.