Sokol Bashota është kandidat i PDK-së për kryetar të Klinës në zgjedhjet e 17 tetorit.
Burime të Ballkani.info bëjnë të ditur se Bashota ka marrë miratimin e kreut të ri të PDK-së, Memli Krasniqi që ta shtyjë përpara misionin që të rikthehet në krye të Klinës edhe një herë.
Bashota ishte kryetar i Klinës para se të mposhtej katër vjet më parë nga Zenun Elezi i AAK-së, në balotazh. /Ballkani.info/







