Lajmi i fundit: Shuhet NISMA, e konfirmon Vjosa Osmani në Kuvend

Që nga nga tërheqja e Haxhi Shalës nga NISMA Socialdemokrate, që iu bashkua AAK-së, kjo parti humb gjithë Grupin parlamentar në Kuvendin e Kosovës, po ashtu humb edhe vendet në komisione parlamentare.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Haxhi Shala është tërhequr nga posti i tij si shefi i grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate.

Osmani ka thënë se Shala tashmë i është bashkuar grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Haxhi Shala është tërhequr nga shefi i grupit parlamentar i Nismës Socialdemokrate dhe i është bashkuar grupit parlamentare të AAK-së”, ka thënë Osmani.

Më tej, kryeparlamentarja theksoi se me vendimin e Shalës, Grupi Parlamentar i Nismës nuk ekziston më dhe humb të drejtën për përfaqësimin në komisionin parlamentare.

Ndryshe, para disa ditësh Haxhi Shala ka njoftuar se ka braktisur Nismën Socialdemokrate dhe se rrugëtimin e tij politik do ta vazhdojë në AAK.