LAJMI I FUNDIT: Shtyhet seanca për formimin e qeverisë së re, do të mbahet në këtë orë

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancën e radhës në të cilën do të votohet për formimin e Qeverisë.

Kjo seancë sipas të gjitha gjasave do të fillojë nga ora 17:00.

Edhe pse ishte paraparë që një gjë e tillë të fillojë nga ora 16:00, kjo shtyrje është bërë për shkak të kohës së nevojshme për t’i bërë përgatitjet procedurale dhe teknike.