LAJMI I FUNDIT: Shkon në 21 numri i komunave në zonë të kuqe

Është rritur numri i komunave me rrezik të lartë për COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga sonte hyn në fuqi kategorizimi i ri i komunave lidhur me COVID-19, sipas numrit të infektuarve në 100.000 banorë brenda një jave.

Ky kategorizim do të rishikohet më 4 dhjetor 2020, varësisht nga numri i rasteve pozitive në 100 000 banorë.

Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë apo komunat me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

Në këtë zonë janë 21 komuna. Prej tyre janë Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Kamenica, Skenderaj, Kllokot dhe Graçanica.

Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm, apo komunat prej 76 deri në 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës. Në këtë zonë janë 15 komuna: Prizreni, Klina, Deçani, Drenasi, Malishevë, Suhareka, Shtërpca, Ranillugu, Parteshi, Kaçaniku, Rahoveci, Junik, Istrogu, Mamusha dhe Hani i Elezit.

Në zonën e gjelbër bëjnë pjesë komunat me rrezik të ulët apo komunat prej 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës. Në këtë zonë bëjnë pjesë 2 komuna: Dragashi dhe Novobërda.

Javën e kaluar ishin 18 komuna me rrezik të lartë.