LAJMI I FUNDIT: Shkarkohet kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi

Bordi i Përkohshëm i Telekomit të Kosovës e ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv të kësaj kompanie, Bedri Istrefin.

Lajmin e ka konfirmuar ministrja e MEPTINIS, Rozeta Hajdari.

Koha ka mësuar se janë shkarkuar edhe zyrtari kryesor i financave dhe thesarit, dy zëvendësshefat ekzekutiv edhe i ka bërë emërimet për ushtrues detyre në këto poste.