Michael Zammit Tabona

Lajmi i fundit: Shkarkohet ambasadori, e krahasoi Merkelin me Hitlerin

Ambasadori i Maltës në Finlandë ka dhënë dorëheqjen pas deklaratës së tij, ku e krahasoi kancelaren gjermane, Angela Merkel me diktatorin nazist Adolf Hitler, raportojnë mediat lokale.

Michael Zammit Tabona shkroi në faqen e tij në Facebook:

“Shtatëdhjetë e pesë vjet më parë ne ndalëm Hitlerin. Kush do të ndalojë Angela Merkel? Ajo ka përmbushur ëndrrën e Hitlerit! Të kontrollojë Evropën”.

Postimi u fshi, ndërkohë që ministri i Jashtëm i Maltës, Evarist Bartolo tha se Gjermania do merrte mbrapsht një ndjesë, raporton” Times of Malta”. Ai u shpreh se krahasimi ishte shumë i ekzagjeruar, aq më shumë që bëhej në Ditën e Evropës.

Bartolo i tha gazetës se ai e kishte udhëzuar ambasadorin ta hiqte komentin “sa më shpejt që unë u njoftova për këtë”. Zammit Tabona, i cili u bë ambasadori i Maltës në Finlandë në vitin 2014, deri më tani nuk ka bërë asnjë koment. Ai raportohet të jetë një emërues politik – jo diplomat në karrierë.