Pas kërcënimit më bombë në sallën e Kuvendit të Kosovës ku është dashur të mbahet sot seanca për konstituimin e Kuvendit e 42 me radhë, ajo vazhdon sonte.
Burime të Ballkani.info mësojnë se seanca do të vazhdojë në ora 20:00.
Policia momentalisht është duke bërë kontrolle të rrepta për të konfirmuar se gjithçka është e pastër në Kuvendin e Kosovës.
Të kujtojmë se Seanca ishte ndërprerë për shkak të një kërcënimi që sipas policisë kishte ardhur përmes një “SMS”.







