LAJMI I FUNDIT: Seanca e ardhshme statusore ndaj Thaçit e të tjerëve në mes të dhjetorit

Mesi i dhjetorit është caktuar si kohë për seancën e ardhshme statusore në Gjykatën Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Avokati i Thaçit paralajmëron kërkesën për lirim me kusht

David Hooper, avokat mbrojtës i presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se së shpejti ekipi i tij do të aplikojë për lirim me kusht të klientit.

Ai ka thënë se ka pranuar urdhërarrestin e lëshuar nga Specialja ndaj Thaçit, por sipas tij, aty ka pasur redaktime, andaj ka kërkuar që t’i dorëzohen argumentet e përdorura në urdhërarrestin ndaj Thaçit.

Gjatë deklarimeve të avokatëve mbrojtës të ish-krerëve të UÇK-së është ndërprerë transmetimi i seancës nga uebfaqja zyrtare e Speciales