LAJMI I FUNDIT! Sami Lushtaku pjesë e listës së PDK-së për deputet

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) duket se ka vendosur qysh në fillim se kush do të jetë në listën e partisë për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen.

Pjesë e kësaj liste do të jetë edhe Sami Lushtaku, që është nënkryetar i PDK-së dhe kryetar i degës më të fuqishme të kësaj partie.

Në mbledhjen e Kryesisë së partisë që u mbajt menjëherë pas vendimit të Kushtetueses, magazina.al merr vesh se është arritur pajtimi që në listë për deputet të përfshihen të gjithë anëtarët e Kryesisë dhe deputetët aktual të PDK-së. Kjo me automatizëm e fut Lushtakun në listë meq ai është pjesë e Kryesisë, por në kërë rast nuk e përjashton as djalin e Lushtakun – Mergimin i cili do të futet në listë duke qenë se ai aktualisht është deputet.

Magazina.al ka pyetur në PDK, për këtë vendim të kryesisë, por ata kanë thënë që në kryesi vetëm është diskutuar për këtë qështje por nuk ka vendim definitiv.

Sido që të jetë, nëse Lushtaku garon për deputet dhe zgjedhet, ai do të qëndrojë vetëm disa muaj ne Parlament, pasi ish kryetari i Skënderajt, pritet t’i kthehet garës për kryetar komune ne zgjedhjet lokale.