LAJMI I FUNDIT: Rusët bombardojnë ndërtesën e Qeverisë në Kharkiv

Forcat ruse e kanë bombarduar ndërtesën qeveritare, në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës. Aty janë vrarë së paku 11 civilë, ndërsa është rritur numri i tankëve ruse që ia kanë mësyrë kryeqytetit ukrainas, Kyivit, raporton the Guardian.

Rusia ka rritur agresionin në 24-orët e fundit, duke e targetuar kryesisht Kyivin dhe qytetin tjetër më të madh, Kharkivin.

Ka pasur shpërthime në sheshin kryesor të këtij qyteti, ndërsa raportohet se atje është gjuajtur edhe ndërtesa e Qeverisë.

Në Kharkiv, për 24 orë janë vrarë shumë civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur. Gjatë natës, autoritetet ukrainase ka konfirmuar se janë vrarë edhe 70 ushtarë të saj në Kharkiv, nga një sulm i Rusisë.

Edhe Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy ka thënë se Kyivi dhe Kharkivi janë targeti kryesor i rusëve. Ai e ka quajtur terror dhe krime të luftës ato që po bëhen në qytetin e Kharkivit.

Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes ka thënë se Kharkivi është qytet heroik, i cili është mbajtur heroikisht dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sulmet e fundit të Putinit në këtë qytet, i krahasojnë me ato të Hitlerit.