Një person është rrëmbyer të shtunën mbrëma te “Rruga C” në Prishtinë.

Reporteri mëson se personi me inicialet V.V. është rrëmbyer në ora 20:50 nga dy persona të dyshuar me inicialet B.K dhe Z.K. nga fshati Savrovë e Suharekës.

Të dyshuarit e kanë rrëmbyer personin në fjalë me veturë Passat 3C ngjyrë e zezë, dhe deri më tani nuk dihen arsyet pse ka ndodhur rrëmbimi.

Njësitë e Policisë së Kosovës janë njoftuar për rastin dhe tani janë vënë në levizje.

Ballkani.info ka tentuar të marrë edhe një përgjigje nga Policia e Kosovës për këtë rast, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk kanë kthyer përgjigje.