LAJMI I FUNDIT/ Reagon Richard Grenell: Albin Kurti po bën gabim serioz

Ka ardhur edhe reagimi zyrtar dhe i fuqishëm i ambasadorit Richard Grenell, të dërguarit të presidentit Trump në dialogun Kosovë-Serbi, pas vendimit gjysmat të kryeministrit Kurtit për heqjen e tarifës ndaj Serbisë.

“Nuk i përkrahim masat gjysmake të Kryeministrit Kurti. Qëndrimi ynë është shumë i qartë: taksat duhet të hiqen krejtësisht. Z. Kurti po bën gabim serioz – dhe kjo i është bërë e qartë Presidentit Thaçi sot në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Grenell.