Lajmi i fundit: Qeveria i ekzekuton pagat e mësimdhënësve

Qeveria, më në fund, ka vendosur t’i ekzekutojë pagat e mësimdhënësve, të cilat i ndali për shkak të grevës së mbajtur gjatë shtatorit.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.  

“Janë ekzekutuar dhe kanë filluar të dalin”, ka thënë Ibrahimi.

Se u kanë dalë pagat, Expressit i kanë thënë edhe disa mësimdhënës.