Lajmi i fundit: Qeveria angazhon 422 profesionistë shëndetësorë shtesë

Qeveria e Kosovës ka vendosur sot që të angazhojë 422 profesionistë shëndetësorë shtesë për t’u përballur me pandeminë Covid-19.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se në mesin e 422 profesionistëve shëndetësorë do të ketë staf mbështetës, si mjekë, infermierë e laborantë për menaxhim të situatës.

Ministri i Financave, Hekurat Murati, ka bërë të ditur se ky staf mbështetës do të kenë tre muaj kontratë, me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj të tjerë. Sipas Muratit, kjo do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 1.3 milionë euro.