Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin (68) ka refuzuar që këtë dimër ta vaksinohet me Sputin V, vaksinën ruse kundër koronavirusi, shkruan Daily Mail.

Më herët, bashkëpunëtorët me të afërt kanë kërkuar nga Putini që të vaksinohet publikisht, në mënyrë që ta nxis popullin që masovikisht t’i nënshtrohet imunizimit, përcjellë Ballkani.info.

Megjithatë, gazetarëve në bisedë jofromale u është thënë se “nuk dëshiron që të duket keq para kamerave”, ka bërë të ditur e përditshmja britanike, duke u thirrur në kolegët nga e përditshmja rus, “Komersant”.

“Komersant” ka bërë të ditur se presidenti rus ka vendosur që të vaksinohet kah fundi i verës ose fillimi i vjeshtës, duke mos dhënë detaje tjera se pse e ka marrë këtë vendim.

Mediat Perëndimore e kanë kritikuar ashpër vitin e kaluar Putinin, kur vaksinën Sputnik V e vlerësoi të sigurt për përdorim, edhe pse nuk i kishte kaluar të gjitha testet. /Ballkani.info/