Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 4 viktima nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 717   raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

10 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: 

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.355 doza të vaksinës kundër COVID-19. 

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.797.661 doza të vaksinës. 

Deri më sot 809.613 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. 

Deri më sot janë dhënë 91.372 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. 

Nga 4.132 testime, 717 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. 

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 4 raste i vdekjes. 

Sot janë shëruar 2.370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 201.015. 

Në total numri i rasteve aktive është 16.849. 

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!