Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është tërhequr nga kandidatura për Kryeministër.
Nga burime brenda mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, ka marrë vesh se deri tani janë dy emra favoritë për kryeministër.
Bëhet fjalë për Avdullah Hotin, i cili ishte zëvendëskryeministër në Qeverinë Kurti, dhe që njihet si bashkëpunëtori më i afërt i liderit të LDK-së, Isa Mustafa.
Dhe, kandidati tjetër me shumë gjasa, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte shefi i Shtabit Zgjedhor.
Haziri dje ka deklaruar se nëse e propozojnë nga partia ai i ka disa kushte për ta pranuar këtë post./Ballkani.info/







