Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se Prishtina hiqet sonte nga karantina.
“Ju lus edhe më tutje që mos të relaksohemi ne. Sa më të kujdesshëm, të gjitha masat do të relaksohen më shpejtë. Përkundër relaksimit, rreziku ende nuk ka kaluar. Ky është lajm i mirë! Masat e tjera mbesin në fuqi. #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti.
Sonte edhe Ferizaj është hequr nga karantina. /Ballkani.info/







