LAJMI I FUNDIT

LAJMI I FUNDIT | Policia rrethon ndërtesën e komunës paralele serbe në Gorazhdec të Pejës, aksion edhe në Klinë dhe Istog

Policia e Kosovës ka nisur një aksion nëpër disa vendbanime në komunat e Pejës, Klinës dhe Istogut.

Merr vesh se aksioni i sotëm është i ngjashëm me atë që është zhvilluar në Dragash për mbylljen e komunave paralele serbe, shkruan Ballkani.info.

Në këto momente është rrethuar e gjithë ndërtesa e Shtëpisë së Kulturës në Gorazhdec të Pejës, ndërsa në sheshin qendror janë mbledhur një numër i madh i qytetarëve.

Policia është duke qëndruar para hyrjes së Radio Gorazhdevcit dhe nuk i lejon gazetarët të qëndrojnë para derës së hyrjes. /Ballkani.info/

Së shpejti më gjerësisht…