(I plotësuar) – Agim Gashi nga policia rajonale e Ferizajt tha se mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë ndërsa policia po merret me rastin.

“Rreth orës 12:30 ka ndodhur rasti. Bëhet fjalë për një gjuajtje me armë zjarri, një person ka ndërruar jetë sipas mjekut kujdestar, është i moshës 25-30 vjeç, policia po merret me rastin”, tha Gashi.

Dyshohet për vrasje në Ferizaj

Pak minuta më parë në Komunën e Ferizajt, saktësisht para stacionit të autobusëve është vrarë një person.

Sipas dëshmitarëve rasti ka ndodhur pak minuta më parë, ndërkaq, për pak ata kanë arritur në vend të ngjarjes.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/02/19uMwByWDykCRhmuwKQB_20_f1f00ad6c6b4100f94b02b12fe6b631e_video_240p_converted.mp4