Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:00 në Hajvali, kur Policia mori njoftimin për të shtëna me armë zjarri dhe një person të plagosur rëndë.
Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, viktima është një mashkull, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje para se të dërgohej në spital.
“Sot rreth orës 22:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në Hajvali, ku është vrarë një person. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në QKUK,” tha Ahmeti.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe është në kërkim të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar. “Hetimet vazhdojnë dhe jemi duke bërë të gjitha përpjekjet për të arrestuar të dyshuarin dhe për të zbuluar motivin e vrasjes,” theksoi Ahmeti.







