Policia e Kosovës ka nisur një aksion në objektet e strukturave paralele në komunat në veri.
Siç ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në rajonin e veriut, Veton Elshani, Policia po kryen aksion në të katër komunat në veri.
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës në rajonin e Veriut, me ndihmën e policisë speciale dhe strukturave të tjera të sigurisë së Kosovës, kanë hyrë në objektet e mbetura të Republikës së Serbisë në veri, shkruan Ballkani.info.
Policia ka hyrë në autoritetin e përkohshëm në veri të Mitrovicës, në objektin e qarkut të Mitrovicës ku ndodhet Zyra për Kosovën, në objektin e lavanteria në KBC dhe tri objekte tjera në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Aktualisht Policia e Kosovës ndodhet në këto objekte ku është duke sekuestruar dhe kontrolluar dokumentet që ka gjetur.
Është një aksion sinkron që ka nisur në të katër komunat në orën 17:00, me një numër të madh punonjësish policie.
Një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë të dukshëm në disa pika të Mitrovicës, ndërsa siç na tregojnë lexuesit, policia është e dukshme edhe në komunat tjera. /Ballkani.info/







