LAJMI I FUNDIT: Plaçkitje e armatosur në Prishtinë, grabitet Monego

Një institucion mikrofinanciar në kryeqytet është grabitur në orët e mbrëmjes.

Sipas policisë persona të armatosur kanë grabitur këtë institucion rreth orës 18:00 në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë, respektivisht në Mati 1.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin.

Ballkani.info merr vesh se institucioni mikrofinaciar që është plaçiktur është Monego. /Ballkani.info/