LAJMI I FUNDIT: Përleshje në Prishtinë, theren me thika dy persona (FOTO)

Një përleshje ndërmjet disa të rinjve ka ndodhur sonte në Prishtinë. Raportohet se ka të plagosur.

Ballkani.info nga informacionet e para mëson se në këtë përleshje janë therur me thika dy ose më shumë persona.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Ballkani.info po ashtu ka siguruar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet edhe autoambulanca.

Së shpejti sjellim informacione tjera