Ka përfunduar tashmë takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Raportohet se takimi është mbajtur në një restorant afër selisë së Nismës.
Deri më tani nuk dihet nëse palët janë marrë vesh për dalje nga ngërçi politik në këtë takim.







