LAJMI I FUNDIT: Për çfarë u takuan Daut Haradinaj dhe Menduh Thaçi? FOTO

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj është takuar sot me liderin e Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi.

Thaçi është njëri ndër liderët kryesorë të shqiptarëve në Maqedoni ku ka pasur një rol aktiv në politikën shqiptare.

Nuk dihen arsyet e këtij takimi dhe për çfarë është diskutuar në mes Haradinajt dhe Thaçit.

Ballkani.info ka siguruar disa fotografi ku shihen Haradinaj e Thaçi në një ambient mjaft miqësor.

Së fundi, Daut Haradinaj po kërkon që Qeveria e Kosovës mos ta largojë taksën 100% ndaj produkteve serbe.

Madje, sot Rinia e AAK-së ka organizuar edhe aksion simbolik.

Bashkëpunimi në mes politikanëve të Kosovës dhe politikanëve të trojeve shqiptare po rritet në vazhdimisë si një përpjekje për integrim shqiptar. /Ballkani.info/