Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka qenë sërish objektivi i një atentati të dështuar dhe këtë herë plani përfshinte një pensionist ushtarak polak, i cili ishte rekrutuar nga Bashkimi Sovjetik shumë kohë më parë, ka njoftuar kreu i shërbimit të sigurisë dhe inteligjencës të Ukrainës.

Gjenerallejtënant Vasyl Malyuk, drejtor i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), dha detaje të planit, i cili u prish bashkërisht nga SBU ukrainas dhe agjencia polake e sigurisë ABW, në një konferencë të mbyllur për mediat vendase, transmeton Ballkani.info.

Sipas Malyuk, Rusia punësoi një burrë me një plan për të eliminuar Zelensky në aeroportin Rzeszów-Jasionka në Poloni, duke përdorur një dron me një kamerë të personit të parë ose një pushkë snajper, raporton TSN.

Sipas RBC, i dyshuari kishte qenë besnik ndaj ideologjisë sovjetike për vite me rradhë dhe i qëndroi besnik asaj dekada më vonë. Megjithatë, plani u zbulua me kohë dhe u pengua, raporton Newsweek.

Zelensky ka qenë objektiv i disa atentateve të dështuara që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022. /Ballkani.info/