LAJMI I FUNDIT: Pacientja britanike e shtrirë në QKUK nuk ka koronavirus

Pacientja britanike nuk ka koronavirus, e konfirmon dr.Naser Ramadani!

Pacientja e cila ishte e shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK ka rezultate negative.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike mbajti një konferencë të jashtëzakonshme lidhur me pacienten e shtruar në Klinikën Infektive, e cila kishte dyshuar se ka koronavirusin.

Por, sipas analizave të bëra, ajo rezulton se nuk e ka koronavirusin e ri.