LAJMI I FUNDIT: Nxirren nga banesa trupat e tre të vrarëve në Dardani (VIDEO)

Pas katër orësh prej kur ndodhi krimi, Policia ka nxjerrë nga vendi i ngjarjes trupat e tre anëtarëve të familjes Krasniqi, në lagjen Dardania në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka nxjerrë nga banesa në Dardani trupat e tre personave që u vranë sot rreth orës 13.

Hasan Krasniqi 61 vjeçar, dyshohet se vrau gruan e tij 60 vjeçare dhe nusen e djalit të tij, 28-vjeçare. Më pas, sipas detajeve që dha policia, dyshohet se ai e qëlloi edhe vetën.