LAJMI I FUNDIT: Nuk zhvillohet ndeshja ndërmjet FC Dritës dhe kampionit të Irlandës së Veriut

FC Drita sapo ka njoftuar se ndeshja e paraparë të zhvillohet sot në orën 18:00 në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Linfildit të Irlandës së Veriut nuk do të zhvillohet.

Sipas njoftimit, kjo ka ardhur si pasojë e testimit pozitiv me koronavirus të një lojtarit të Dritës.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojme qe ndeshja finale e parapare te zhvillohet sot ne ora 18:00 me kampionin e Irlandes se Veriut, Linfild nuk do te zhvillohet!

Vendimi eshte marre nga autoritetet zvicrrane ne bashkepunim me Uefan per shkak qe ne testimin e fundit nje lojtare i klubit tone ka rezultuar pozitiv!

Vendimi per fatin e ndeshjes do te merret ne ditet ne vijim nga komisioni i diciplines.

Gjithashtu per çdo informate shtes do te njoftoheni permes faqes tone zyrtare.

FC DRITA⚪️🔵