LAJMI I FUNDIT: Nuk tërhiqet VV-ja, në 21 e 30 mbahet seanca e kundërshtuar nga të gjithë

Në orën 21 e 30 është caktuar mbajtja e seancës së Kuvendit të Kosovës ku do të procedohet plotësimi i ligjit për Zgjedhjet.

Kjo iniciativë e Vetëvendosjes është kundërshtuar ashpër nga të gjithë spektri politik në Kosovë dhe nga shoqëria civile, shkruan Ballkani.info.

Kjo nguti e VV-së po shihet si pretekst për të shkuar në zgjedhje, pasi që duket se nuk i kanë votat për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

Edhe LDK-ja ka thënë se nëse procedohet ky ligj, ata nuk do ta votojnë Osmanin për presidente, pasi që e shohin si shantazh ndaj opozitës. /Ballkani.info/