LAJMI I FUNDIT: Një rast i ri me koronavirus në Kosovë

Pas mesnate në laboratorët e IKSHPK u konfirmua 1 (një) rast i ri pozitiv me COVID-19.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, personi i gjinisë femërore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile.

Deri tani në laboratorët e IKSHPK u testuan 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv në SARS CoV-2.

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. /Ballkani.info/