Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen “Dardania” në Prishtinë nga ku një person ka vrarë gruan e djalit të tij dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Rastin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Imer Beka.

“Po kemi marrë informacion që dy persona kanë ndërruar jetë. Sipas informacioneve të para dyshohet se një person ka vrarë gruan e djalit të tij dhe më pas ka vrarë edhe veten”, ka bërë të ditur Beka.

Prokurori momentalisht është duke shkuar në vend të ngjarjes.

Gazetarët e Ballkani.info janë në vendin e ngjarjes dhe së shpejti sjellim informacione të reja