Lajmi i fundit nga Klinika Infektive për koronavirusin

Në Klinikën Infektive në QKUK momentalisht janë të shtrirë 32 persona të vërtetuar me covid-19.

Kështu ka bërë të ditur mjeku Faik Hoti, i cili në një postim në rrjetin social Facebook ka publikuar një raport të shkurtër nga kjo klinikë.

Hoti ka treguar se 25 prej tyre janë në gjendje stabile, shtatë paceintë janë më oksigjenoterapi, ndërsa një pacient tjetër është në pritje të rezultatit laboratorik për Covid-19.