Në ora 11:00

Lajmi i fundit! Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, në këtë orë dhe për këtë arsyeje

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të zhvillojë nesër mbledhjen e radhës me fillim nga ora 11:00.

Mbledhja zhvillohet në sallën C-301 dhe këto janë pikat e rendit të ditës:

1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

2. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

3. Të ndryshme.

Pas kësaj mbledhje, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani do të mbajë një konferencë për media tek hyrja e deputetëve, holli i Kuvendit.