LDK-ja është e vendosur ta qoj deri në fund mocionin për rrëzimin e Albin Kurtit nga pozita e kryeministrit, pasi që ky i fundit shkarkoi nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës, Agim Veliu.

Ballkani.info merr vesh se tashmë është caktuar mbledhja e kryesisë së Kuvendit për ta caktuar seancën për mocion.

“Nesër në ora 14:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit edhe aty më pas do të vendoset se kur do të mbahet seanca për rrëzimin e Albin Kurtit. Mbledhja do të mbahet në sallën C 301”, merr vesh Ballkani.info.

VV-ja ka qenë kundër mbajtjes së kësaj séance, me arsyetimin se për shkak të koronavirusit, nuk duhet të ketë aktivitete me pjesëmarrje të shumë njerëzve. /Ballkani.info/