Lajmi i fundit: Në pikë të ditës, grabitet një bankë në Prishtinë

Filiali i një institucioni financiar ka qenë cak i një grabitjeje pasditen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Policia thotë se pas marrjes së informacionit ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një i dyshuar që po ashtu dyshohet të kishte dhe armë me vete ka grabitur një vlerë të caktuar parash dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit.