Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në Carralevë. Në këtë aksident trafiku janë përfshirë një autobus dhe një veturë.

Nga ky aksident ka vdekur një person. Sipas raportimeve të fundit, personi që ka vdekur në këtë aksident është mjeku Jetmir Gashi, kirurg vaskular.

Lajmi është bërë i ditur nga ordinanca specialistike Medical Center Shala në Suharekë.

Njoftimi i plotë:

Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Jetmir Gashit.

Dr. Jetmiri ishte një profesionist i shkëlqyer dhe një mjek i përkushtuar, i cili ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e mjekësisë. Bashkëpunimi dhe përkushtimi i tij në shërbim të pacientëve do të mbeten gjithmonë të paharrueshme për ne.

Në këto momente të vështira, ekipi i Medical Center Shala shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin. Kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë përherë në zemrat tona.

Pusho në paqe, Dr. Jetmir!