Lajmi i fundit! Ndërhyrja e Njësisë Speciale në Karaçevë, reagon komuna e Kamenicës

Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, ka mirëpritur aksionin e policisë së Kosovës në Karaçevë.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës po zhvillon një operacion të madh në Karaçevë të Kamenicës, zonë kjo kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Cak i goditjes janë kazinotë të cilat që një kohë të gjatë ushtrojnë veprimtarinë ilegale.

“Aksioni i sontëm i Policisë së Kosovës është për tu admiruar. FJ.”, shkroi Jakupi në Facebook.

Ndërkohë kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, është parë në vendin e ngjarjes.

Deri më tani janë disa persona të arrestuar ndërsa aksioni po zhvillohet në disa lokacione.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është image-35.png