Provokim i ri

Mitrovica Veriore mbushet me flamuj serbë për shkak të Ushtrisë së Kosovës

Serbët dhe Serbia assesi nuk po mund të pajtohen me faktin se Kosova nesër bëhet me ushtrinë e saj.

Strukturat paralele në veri dhe vetë shteti serb edhe sot kanë tentuar, por sigurisht se nesër pritet të bëjnë përpjekje edhe më të mëdha që ta destabilizojnë situatën atje në kohën kur do të votohet për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Burime të Ballkani.info nga veriu i Mitrovicës bëjnë të ditur se një provokim i ri do të ndodhë edhe sonte.

“I tërë qyteti i Mitrovicës veriore sonte do të mbushet me flamuj të Serbisë. Kjo fushatë e tyre po bëhet për shkak të votimit të nesërm të ligjeve për Ushtrinë e Kosovës”, thonë burime të Ballkani.info.

Sipas tyre, flamujt kanë arritur para 30 minutave dhe janë vendosur në zyrën e Aleksandar Spiriqit, kryetarit të komunës paralele.

“Këta flamuj kanë filluar t’u jepen familjeve serbe të cilat po udhëzohen që t’i vendosin nëpër ballkona, reklama të lokaleve, shesheve dhe pothuajse gjithkund”, kanë thënë për Ballkani.info burime nga institucionet e sigurisë që po e mbikëqyrin gjendjen në veriun e Kosovës.

Ballkani.info edhe më herët ka raportuar për një provokim. /Ballkani.info/

Lexoni për çfarë bëhet fjalë: