LAJMI I FUNDIT: Miratohet buxheti i vitit 2021 me 64 vota për

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar ndarjet buxhetore për projektligjin për Buxhetin e vitit 2021.

Për këtë projektligj kanë votuar 64 deputetë, duke përfshirë edhe partinë opozitare PDK, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nuk ka marrë pjesë në votim, raporton ballkani.info

Nesër në ora 14:00 do të mbahet seanca e ardhshme që Projektbuxheti të vendoset në pikën e ditës për lexim të dytë. /Ballkani.info/