Kryeministri Albin Kurti, të mërkurën, më 23 qershor, në orën 19:30, do të pritet në Pallatin Elize në Paris nga Presidenti i Francës Emanuel Macron.
Kjo është vizita e parë e Kurtit në Paris, që nga zgjedhja e tij Kryeministër i vendit.
Radio Kosova merr vesh se Kurti dhe Makron do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane. Githashtu, kryeministri Kurti, do të kërkojë nga Presidenti Makron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave.
Ftesën për takimin e së mërkurës, presidenti Farncës Makron, ia kishte dërguar para tre muajsh Kryeministrit Kurti, pasi ai kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.







