Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë. Albert Krasniqi ka mbetur i vrarë në bodrumin e banesës së tij te rruga C. 

Burime të Ballkani.info bëjnë të ditur që dorasi ka qenë babai i tij. 

Sipas Indeksonline, dyshohet se viktima ka pasur probleme familjare dhe ka kërcënuar që disa ditë familjarët e tij për t’ia plotësuar kushtet që kërkonte. 

Babai pasi e ka kryer aktin ka njoftuar vetë policinë.