LAJMI I FUNDIT: Më 22 mars mbahet seanca konstituive e Kuvendit të ri të Kosovës

Nesër do të mblidhet Kryesia e Kuvendit për të vendosur për caktimin e seancës konstituive të legjislaturës së re.

Burimet tona bëjnë të ditur se betimi i deputetëve të rinj të Kosovës, të zgjedhur më 14 shkurt, do të mbahet më 22 mars.

Po ashtu besohet seë qeveria e re mund të votohet më 25 mars, pikërisht në njëvjetorin e rrëzimit të Qeverisë Kurti.