LAJMI I FUNDIT: Marrëveshja VV-LDK “ende larg”

Burime të Koha.net brenda LDK-së kanë thënë se marrëveshja për bashkëqeverisje me VV-në është “larg”.

“Jemi larg [arritjes së marrëveshjes]. S’ka ndonjë përafrim aktualisht”, ka thënë ky burim, i afërt me procesin negociator.

Pak pas orës 16:00, një takim i ri mes liderëve të VV-së e LDK-së, Kurti e Mustafa, ka filluar në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, burimi shprehet skeptik se ky takim do të prodhojë ndonjë rezultat pozitiv, duke mos treguar se ku qëndrojnë ndasitë mes tyre, ndonëse çështja e postit të Presidentit dihet tash e sa kohë që është ajo që ka prolonguar arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.