LAJMI I FUNDIT: Lista e plotë e bizneseve që ishin cak i policisë për mish të kontrabanduar

Në mega-aksionin policor që u zhvillua dje për rastin “Karaçeva”, janë konfiskuar mbi 20 mijë euro para të gatshme, mish i prishur, automjete të transportit, armë, bagëti e shumë gjësende të tjera, gjatë operacionit në Kamenicë, Gjilan, Prishtinë, Viti, Ferizaj, Prizren, Pejë.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se pas kontrollimit të këtyre lokacioneve nga Policia e Kosovës janë gjetur dhe konfiskuar 39 krerë gjedhe, 5 krerë viça, 73 krerë dele, 7 krerë dhia, 6 gjedhe të prera, rreth 6.300 kg mish, 20.728.97 euro para të gatshme, sasi e konsiderueshme e duhanit , 65 boksa cigare, dy telefona, një lap-top, tri DWR të kamerave, tri automjete të transportit, tri pushkë të gjuetisë me disa fishek, 66 kg suxhuk (i prishur), 840 kg mish pule i ngrirë dhe disa dokumente të ndryshme.

Gazeta Sinjali ka siguruar listën e bizneseve të cilat ishin cak i bastisjes nga institucionet e sigurisë në vend, si rezultat i dyshimit që në mënyrë të vazhdueshme me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material kanë kontabanduar mish përmes rrugëve ilegale jashtë vijës kufitare duke iu shmangur kontrollit doganor.

Këto biznese gjenden në Prizren, Pejë, Suharekë dhe Novobërdë .

Lista e plotë e bizneseve.

Fabrika BUQUKU në Pejë

Thertore Ymeri në Prizren;

Fabrika e mishit Luli në fshatin Stanishor, Komuna e Novobërdës;

Ndërmarrja NTP Shantir në Prizren;

Ndërmarrja NTP Shania në Suharekë;

Mishtore Morina në Prizren;

Mishtrore Bajrami në Prizren;

Mishtore Kajçe në Prizren;

Thertore në rrugën Hanover në Prizren;