LAJMI I FUNDIT/ Lirohet një nga të arrestuarit e dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Ka kaluar më shumë se një muaj që kur ka ndodhur vrasja e trefishtë në Gllogjan, si pasojë e të cilës mbetën të vrarë dy nxënës dhe shoferi.

Lidhur me këtë ngjarje, ishin arrestuar tre persona të familjes Mehmetaj, babai dhe dy djemtë e tij, si të dyshuar për këtë vrasje.

Mirëpo, së fundmi, Kastriot Mehmetaj, vëllai tjetër i dy të dyshuarve dhe djali i burrit të arrestuar, ka bërë të ditur se vëllai i tij Malsori është liruar.

Tutje ai ka thënë se pret që edhe vëllai i tij tjetër bashkë me babain të kthehen në shtëpi dhe dretësia të gjej vend.

“Sot Malsori gjindet në familje, shpejt i presim edhe babain dhe vëllaun, pafajsia juaj filloi të triumfoj”, ka thënë ai.

Gazeta Demos ka kontaktuar Policinë lidhur me këtë zhvillim, por ende nuk ka marrë përgjigje.