Kufi

LAJMI I FUNDIT: Lirohen kosovarët e ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci

Janë liruar kosovarët të cilët janë ndaluar për më shumë se 18 orë në pikën kufitare Serbi – Kroaci. 

Gjatë gjithë kësaj kohe, disa prej qytetarëve të ndaluar janë marrë në pyetje nga autoritetet serbe për “verifikim”.

Ndalimi i tyre ka nxitur reagime të shumta. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me këto veprime, Serbia po hakmerret ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Edhe Bashkimi Evropian ka thënë se Serbia shkeli Marrëveshjen e Lëvizjes së Lirë.

S’ka ende informacione për të ndaluarit në pikë kalimin kufitar Serbi – Hungari. 

@ballkani.info

Kosovarëve të bllokuar nga Serbia në kufi shpërndahet ushqim nga mërgimtarët

♬ original sound – Ballkani.info